“Ndërtimi rritjen më të madhe ekonomike në 2022, bujqësia më e ulta”, Ibrahimaj: Ligji i basteve online do konsultohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ndërtimi rritjen më të madhe ekonomike në 2022, bujqësia më e ulta”, Ibrahimaj: Ligji i basteve online do konsultohet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë pasqyrimit të ecurisë financiare bëri me dije se rritje ekonomike e vendit gjatë vitit 2022 ishte me 4.48%.

 

Brahimaj theksoi se vendi ka progresuar ekonomikisht edhe pse përballë sfidave të rritjes së çmimeve, ndaj sektori me rritjen më të lartë ekonimike është ai i ndërtimit që ka shënuar 15% rritje.

 

Advertisement

Nga ana tjetër të penalizuar nga rritja e çmimeve dhe kriza duket të jenë bujqit, pasi sektori i bujqësisë ka shënuar progresin më të dobët ekonomik.

 

Ibrahimaj theksoi se ecuria e inflacionit ka qenë 6.7%, më pas se në vendet e tjera të rajonit.

 

Advertisement

“Për të gjithë vitin, ecuria mesatare e inflacionit ka qenë 6.7%, ndjeshëm më e ulët se inflacioni, qoftë në vendet e rajonit, qoftë në vendet e BE-së. Piku i inflacionit për vitin 2022, arriti në muajin tetor, kur norma arriti maksimumin e saj prej 8.3%. Nga ai moment, inflacioni vjetor ka ardhur në ngadalësim, duke rezultuar me 7.1% në muajin shkurt. Siç thashë, në krahasim me vendet e rajonit, ne gjatë gjithë vitit 2022, kemi pasur dhe kemi shfaqur një normë inflacioni më të ulët dhe kjo është ndikuar kryesisht nga politikat që kemi ndërmarrë, për mos rritjen e energjisë elektrike dhe mos rritjen e kontributit të shpenzimeve të populltës për shpenzimin për energjinë elektrike. Kjo ka ndikuar në koston e prodhimit dhe në inflacionin vendas. Duke mos rritur çmimin e energjisë elektrike ne kemi ndikuar në mos rritjen e inflacionit”, deklaroi ajo.

 

Në fjalën e saj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë deklaroi se ligji për bastet online do të kalojë në konsultim publik.

 

Advertisement

“Ligji parashikon rihapjen e basteve online sportive dhe jo të gjitha basteve siç kanë qenë të hapura më parë. Ligji do të kalojë për konsultim publik, do të ketë tryeze konsultimi me të gjitha grupet e interesit në mënyrë që të arrijmë me një draft ligjor sa më të konsoliduar dhe të parashikojë mbrojtjen sociale për ata kategori që janë të prekura nga ky ligj”, tha Ibrahimaj.

 

Nga ana tjetër, kryeministri Rama disa ditë më parë nënvizoi se rihapja e basteve online do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit duke theksuar se gjatë këtyre viteve ky aktivitet ilegal nuk mundi të mbyllej plotësisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy