Ndryshimet në buxhetin e vitit 2021/ Ibrahimaj: Parashikohet rritje ekonomike në 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshimet në buxhetin e vitit 2021/ Ibrahimaj: Parashikohet rritje ekonomike në 2022

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri me dije se kanë ndërhyrë në buxhetin aktual të këtij viti, për të rishikuar kufijtë e borxhit.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo tha se buxheti i vitit tjetër ka parashikuar rritje ekonomike dhe kjo përkthehet sipas saj në investitorë të huaj më shumë në vend.

“Përmes rishikimit të buxhetit qeveria do të mbështesë OSHEE në krizën energjetike, kjo do të jetë në vlerën 10 mld lekë për vitin 2021. Nga ana tjetër rishikimi i buxhetit 2021 vjen për të rishikuar kufijtë e borxhit. Vetëm dy javë më parë miratuam projektligjin për eurobondin. Kjo është hera e 5 që Shqipëria kërkon financim nga tregjet ndërkombëtare. Vlen të theksohet se ne kemi siguruar vlera interesi më të ulëta.
Gjatë vitit 20 dhe 21, të gjitha vendet kanë pësuar rritje të borxhit. Kjo vjen në kushtet kur parashikimet ndërkombëtare kanë pësuar ndryshime. Vlerësimet e të gjitha bankave ndërkombëtare thotë që viti 2022 do të ketë rritje. Investitorët e shohin vendin tonë si të qëndrueshëm. Do të doja të theksoja edhe njëherë se qeveria shqiptare ka ndjekur trajektore rënëse të borxhit. Është e rëndësishme të menaxhojmë rënien e borxhit.

Një rrugëtim i tij është nisur nga ana jonë dhe ka pasur rezultat. Rruga është e shtruar dhe janë në fuqi të gjitha mekanizmat e duhura. Përpjekjet tona do të vijojnë të jenë të përqendruara për të patur një borxh cilësorë. Borxhin që kemi sot duhet të jetë më i mirëmenaxhuar. Në krahasim me vendet e rajonit, tkurrja e balancës fiskale është më e larta më rajon. Një objektiv i rëndësishëm mbetet investimi i borxhit”, tha Delina.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy