Ndryshimet ligjore për “spiunët”/ Studiuesit: Nismat jo “kamzhik” për shantazhe politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshimet ligjore për “spiunët”/ Studiuesit: Nismat jo “kamzhik” për shantazhe politike

Dyshimi se ish-presidenti Ilir Meta është një prej bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit bëri që Partia Socialiste dhe ajo Demokratike të veprojnë për të përjashtuar nga politika ata persona që drejtpërdrejt ose jo akuzohen si përgjegjës në zinxhirin e krimeve të komunizmit.

 

Ende pa nisur debati parlamentar, Enriketa Papa, kërkuese shkencore e historisë së Shqipërisë komuniste në propozimet e dy partive politike si qëllim të përbashkët lexon:

 

Advertisement

PROF. DR. ENRIKETA PAPA

 

PEDAGOGE, FAKULTETI I HISTORISE

 

Advertisement

Shoh nga të dyja kahet politike që po i mëshohet lustracionit. Është një mekanizëm i fortë por që duhet të ketë parasysh respektimin dhe ruajtjen e dinjitetit njerëzor, prezumimin e pafajësisë së individëve që akuzohen për ngarkesa më të të kaluarën politike.

 

Ligji i lustracionit ose pastërtisë së figurës së funksionarëve të lartë në administratën shtetërore dhe të zgjedhurve njeh ecejaket e tij. Në 1995 ai përfshinte presidentin, ekzekutivin, parlamentin, drejtësinë, forcat e armatosura, administratën shtetërore, arsimin e deri te një pjesë e shtypit të shkruar. Pasi gjykata kushtetuese rrëzoi parashikimin që kontrollit duhet t’i nënshtroheshin edhe gazetarët, nga 1996 fusha e veprimit të “lustracionit” nisi të ngushtohej.

 

Advertisement

U përjashtuan nga verifikimi të zgjedhurit vendore dhe funksionarët jo të lartë politik gjatë diktaturës si gjyqtarë, prokurorë apo hetues që u ndalohej të vazhdonin karrierën e tyre edhe në post-komunizëm. Në 2008-ën sërish “lustracioni” përfundoi në gjykatë kushtetuese. Në atë kohë ajo vlerësoi se ishte antikushtetues dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Që lustracioni i 2022-it të mos ketë fatin e tre paraardhësve të tij, pedagogia e historisë sugjeron:

 

PROF. DR. ENRIKETA PAPA

 

Advertisement

PEDAGOGE, FAKULTETI I HISTORISE

 

Mendoj që duhen rrahur me shoqërinë civile, me akademika, profesionistë, historianë por edhe nga shtresa e ish të përndjekurve politik në mënyrë që të ngrihet një nismë kombëtare, një strategji për të përcaktuar mirë ato mekanizma për t’u përballur me të kaluarën komuniste, sepse janë disa. Nuk është thjesht heqje e dikujt nga një post, nga një ofiq publik në institucionet publike dhe u krye dekomunistizimi. Jo dekomunistizimi ka të bëjë më një sërë nismash dhe hapash që duhen ndërmarrë që nga aspekti edukativ, kurrikulave shkollore dhe mënyrës sesi simbolet e komunizimit ende vazhdojnë të shfaqen në ambientet publike.

 

Advertisement

Për aq kohë sa nismat ligjore të propozuara kërkojnë 84 vota mbetet për tu parë nëse ato do të  shndërrohen në kamxhik shantazhi apo eleminimi të kundërshtarit politik apo edhe Shqipëria, si shumë vende të tjera të Evropës, do të mbyllë përfundimisht llogaritë me të shkuarën e saj komuniste.

 

PROF. DR. ENRIKETA PAPA

 

Advertisement

PEDAGOGE, FAKULTETI I HISTORISE

 

Rekomandohet respektimi i dinjitetit njerëzor dhe i të drejtave të njeriut dhe lustracioni prandaj nuk duhet kthyer në një gjueti shtrigash, nuk duhet kthyer në një spastrim të arenës politike nga armiqtë politik apo qoftë nga kundërshtarët politik që mund të jenë eminent për një garë politike apo edhe për nisma politike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy