Pastrim edhe në radhët e noterëve, Laçej komenton ndryshimet ligjore të propozuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pastrim edhe në radhët e noterëve, Laçej komenton ndryshimet ligjore të propozuara

Qeveria miratoi këtë të mërkurë disa ndryshime në ligjin për noterinë. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, zv.kryetari i Dhomës Kombëtare të Noterëve, Fatmir Laçej shprehet se noterët duhet të japin kontributin në parandalimin e çdo lloj veprimtarie të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

 

“Ky projektligj është garantuar në bazë të rekomandimeve të Këshillit të Evropës. Noteri është aktor i rëndësishëm i këtij sistemi, i cili lufton që në të gjithë veprimatrinë e tij të finalizojë dhe të bëjë sa më formale ekonominë në vend. Të gjitha transaksionet kalojnë përmes dorës së noterit dhe padyshim që janë noterët ata që duhet të ndikojnë dhe të japin kontributin në parandalimin e çdo lloj veprimtarie të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.”

 

Advertisement

Përmes këtyre ndryshimeve, Laçej tha se tashmë noterët aktual do t’i nënshtrohen një lloj procesi kontrolli dhe se do të përcaktohen kritere për noterët e rinj që do të futen në këtë profesion.

 

“Kriteret janë ata të kontrollit paraprak për të gjithë ata që pretendojnë të futen në profesionin e noterit, por edhe për ata që janë vetë noter. Përveç dëshmisë gjyqësore, do të jenë edhe kriteret e tjera, siç janë etika në profesion, lidhjet me elemente që janë kriminalë.”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy