
Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur për Patriark të ri, peshkopin e Zagrebit dhe Ljubljanës, Profirije Peric, i lindur në vitin 1961. Patriarku i ri është zgjedhur pas vdekjes së partiarkut Irinej si pasojë e virusit korona.
Gara ka qenë e fuqishme pasi shumë peshkop mund të ishin kandidat dhe flitej për ndikimin e politikës në zgjedhjen e patriarkut të ri.
Por, sistemi i kishës është që pas votave të Sinodit të Shenjtë, përzgjedhen tre kandidat dhe njeri prej tyre nxjerret si emri i ri i patriarkut.
Ndikimi i kishës në Serbi është mjaft i madh në shoqëri. Por, kisha shihet edhe si një nga zërat e fuqishëm në çështjet e mëdha politike.
Analisti i çështjeve të relegjionit, Miljan Llazovic, thotë se Serbia është shtet sekular, por ndikimi tek qytetarët e bënë atë të rëndësishme edhe për politikën.
“Mendoj se Aleksander Vuçiq nuk do të mund të gjejë askënd për idetë e përkufizimit brenda kishës pasi njerëzit e kishës janë suverenist, respektojnë vendin e tyre dhe besimtarët brenda kufijëve të saj,” u shpreh Miljan Llazovic, teolog.
Pas shugurimit të Patriarkut të ri në Beograd, kisha do të kërkoj që një gjë të tillë në bazë të traditës ta bëjë edhe në Patriarkanën e Pejës, në Kosovë.