Në gjendje të dehur në timon/ Policia arreston 6 persona në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në gjendje të dehur në timon/ Policia arreston 6 persona në Tiranë

Policia rrugore e Tiranës ka arresuar 6 shtetas, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur.

 

Si pasojë e përdorimit të alkoolit dy prej shoferëve kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë shkaktuar aksidente.

 

Advertisement

Njoftimi i plotë i policisë:

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

 

Advertisement

– G. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

 

– K. K., 27 vjeç, banues në Kamzë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 27-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

 

Advertisement

– Z. S., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. N., 28 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve;

 

– G. K., 24 vjeç, banues në Tropojë, E. C., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Gj., 28 vjeç, banues në Angli, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

 

Advertisement

– H. N., 26 vjeçe, banuese Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprine të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy