Në gjendjen civile për shumë vite “Adriana” ashtu si gruaja me të cilën u martua më vonë. Civici zbulon rastësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në gjendjen civile për shumë vite “Adriana” ashtu si gruaja me të cilën u martua më vonë. Civici zbulon rastësinë

Për 15 vite në gjendjen civile ka qenë i regjistruar me emrin “Adriana” për shkak të një gabimi. Profesor Adrian Civici, tregon në studion e “Quo Vadis” se gabimi u rregullua pas 15 vitesh. Porajo që nuk i kishte shkuar kurrë në mendje, ishte fakti se gruaja e tij e ardhshme do të quhej pikërisht Adriana.

Adrian Civici: Deri në moshën 15 vjeç, për një gabim në gjendjen civile e kisha Adriana Civici. Kur fillojnë këto punët e regjistrimit në stërvitjet ushtarake dhe këto gjërat u detyruan prindërit që ta ndërronin.

Pranvera Borakaj: Ishte e vështirë për bashkëshorten tuaj ta pranonte largimin tuaj në ’91 në Francë? Familja qëndro këtu dhe ju u larguat?

Adrian Civici: Po! Sidomo viti i parë dhe viti i dytë ku mundësitë për të ardhur ishin më të kufizuaara, nuk ma ka shprehur ndonjëherë, por me siguri që ka qenë periudhë e vështirë. Ishte vetëm me djalin, me Enion. Kishte mamanë time edhe mamanë e saj, por e përballoi e vetme një periudhë të vështirë. Dukej në fakt që kishte një lloj ndjenje më të veçantë, sepse kur më dërgonte fotografi më dërgonte bashkë me djalin duke ndenjur të dy, sikur ne jemi këtu ti na mungon. Unë i dërgoja fotografi, Parisi mbetet Paris dhe krijon përshtypjen mirë që ike, por po bën dhe qejf se je në një vend kaq të bukur./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy