Në kërkim për trafikim dro*e në Romë, 39-vjeçarja kapet në Dibër, pritet ekstradimi në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në kërkim për trafikim dro*e në Romë, 39-vjeçarja kapet në Dibër, pritet ekstradimi në Itali

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 39-vjeçare, e cila rezulton e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Blutë e Dibrës bëjnë me dije se 39-vjeçarja me iniciale A.Gj u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje në Itali./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy