Në Klos shkelet urdhri i Ministrisë së Bujqësisë, vijon shitja e pulave në treg të hapur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në Klos shkelet urdhri i Ministrisë së Bujqësisë, vijon shitja e pulave në treg të hapur

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ndaloi tregtimin e pulave në të gjitha tregjet e Qarkut Dibër, pas rastit të parë të gripit të shpendëve të zbuluar në fshatin Rrethe Kale të Njësisë Administrative Muhurr në Bashkinë Dibër.

 

Por kjo nuk i ka penguar fshatarët të dalin këtë të diel në tregun e Klosit dhe të nxjerrin në shitje shpendët e oborrit.

 

Advertisement

Në ditën tradicionale të tregut në Klos ishte ditë normale ku banorët në mungesë të informacionit apo me vetëdije kanë shkelur urdhërin e ministrisë.

 

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk kanë dalë në terren për ta monitoruar këtë urdhër, ndërsa rrezikohet përhapja e mëtejshme e gripit të shpendëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy