Në mesditë rriten temperaturat, në relievet malore priten ngrica të forta, parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në mesditë rriten temperaturat, në relievet malore priten ngrica të forta, parashikimi i motit për sot

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike por gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore relativisht më të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës.

Në akset rrugore të relieveve malore priten ngrica të forta ndërsa në zonat luginore edhe shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Advertisement

Temperaturat parashikohen, në zona malore -12 deri 4°C, në zona e ulëta -7 deri 17°C dhe në zona bregdetare -1 deri 16°C./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy