Në qeli apo spital? Ekspertiza do të caktojë fatin e Jetnor Zhabolit, “burgosi” familjen pas dëgjonte zëra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në qeli apo spital? Ekspertiza do të caktojë fatin e Jetnor Zhabolit, “burgosi” familjen pas dëgjonte zëra

20 ditë burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili mbajti për një vit të mbyllur familjen e tij, duke e monitoruar me kamera dhe duke vendosur bllokues valesh telefoni në korridor.

Kjo masë sigurie u vendos me afat nga togat e zeza, deri sa të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shënetit mendor për të riun.

Por deri në daljen e ekspertizës, avokati i 35-vjeçarit ka kërkaur nga trupa gjykuese që ai të shtrohet në spital dhe të mos qëndrojë në qeli.

Por ndryshe nga çfarë kërkoi avokati, gjykata e la të riun pas hekurave për 20 ditët e ardhshme, dhe më pas, kur edhe të ketë dalë ekspertiza do të vendoset se çfarë do të ndodhë me fatin e tij.

Advertisement

Prokuroria më herët kishte kërkuar burg me afat 30 ditor për Jetnor Zhabolin, i cili u arrestua këtë të premte nga policia.

Si në momentin e arrestimit, edhe sot në gjykatë, 35-vjeçari nuk ka shfaqur shenja pendese, por ka pranuar gjithçka, me argumentin se ka dashur të mbrojë familjen e tij.

Ngjarja u zbulua në rrugë operative nga banorë të pallatit, ndërsa nga bashkëshortja e tij nuk kishte asnjë denoncim në polici.

Zhaboli, jo vetëm i mbante të mbyllur gruan dhe fëmijët, por edhe i dhunonte ata dhe i monitoronte me kamera në çdo cep të shtëpisë, përfshirë këtu edhe tualetin. Ndërsa në korridor, ai kishte vendosur bllokues valësh telefoni, çka e bënte të pa mundur që pjesëtarët e shtëpisë të përdornin telefon.

Advertisement

Dhuna e 35-vjeçarit ishte bërë aq e egër, sa bashkëshortja e tij nuk ka mundur ta përballojë. Ajo kishte tentuar disa herë vetëvrasjen, e madje kishte lënë edhe letra lamtumire për familjarët, ku u kërkonte atyre falje./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy