Në Shkodër nuk pyesin për virus/ Basha: Në 25 prill “zhdukim” Covidin e madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në Shkodër nuk pyesin për virus/ Basha: Në 25 prill “zhdukim” Covidin e madh

Lulzim Basha u prit nga qindra qytetare në Shkodër, në një takim elektoral u u evidentua përvec entuziazmit të demokrateve, edhe mungesa e theksuar e kujdesit për masat antiCovid.

Me thirrjet “Rama ik” dhe qindra flamuj në duar, shkodranet pa ruajtur distancë sociale dhe pjesa kryesore pa maska rrethuan me ovacione kryedemokratin.

Duke qëndruar në mes të turmes, raporton Vizion Plus, Basha kërkoi që ata të ishin të kujdesshëm ndaj infektimit të Covid.

Basha tha se Shqipëria ka 8 vjet që është e infektuar nga një tjetër virus, duke nënëkuptuar këtu qeverinë dhe Edi Ramën.

Advertisement

“Në 25 prill ne do të zhdukim njehere e pergjithmone Covidin e madh, pastaj qytet më qytet do të mposhtim edhe virusin”, tha mes të tjerash Basha.

Lideri i opozitës gjatë ditëveë të fundit kudo që ka qënë është pritur nga grumbullime të shumta qytetaresh ndonëse ato janë të palejuara pasi masat e komitetit të eksperteve lejojnë grumbullimë vetëm deri në 10 persona.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy