Negociata për bashkimin e PD/ Boçi: Grupi i Alibeajt të tërhiqet nga beteja për vulën në Gjykatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Negociata për bashkimin e PD/ Boçi: Grupi i Alibeajt të tërhiqet nga beteja për vulën në Gjykatë

Nënkryetari i partisë demokratike Luçiano Boçi ka deklaruar se bisedimet mes dy grupimeve kanë nisur prej javësh e po vazhdojnë duke synuar bashkimin e kësaj force politike në prag të zgjedhjeve lokale.

 

Gjatë një konference për shtyp Boçi sqaroi se përveç bisedimeve mes Edi Palokës e Gazment Bardhit që pritet të nisin javën e ardhshme, të gjithë deputetët janë angazhuar në gjetjen e një formule kompromisi.

 

Advertisement

 

LUÇIANO BOÇI

NENKRYETAR I PD

 

Advertisement

“Nuk kane munguar bisedimet, kane qene intensive, une, zoti bylykbashi, noka, paloka vazhdojme te jemi ne bisedime te vazhdueshme, dhe do vazhdojme te bisedojme sepse duam te arrijme bashkimin e demokratve.”

 

Boçi ka theksuar se nuk ka kushte për bashkëpunim me deputetët demokratë, por tërheqja nga beteja në gjykatë për logon dhe vulën do të ishte gjesti më i mirë në këndvështrimin e tij.

 

Advertisement

 

“Bisedimet duhet te shoqerohen me terheqjen e ankimit, nuk po them qe eshte kusht ky, te bashkeshoqerohen me pjesemarrjen ne primare, dhe te deputeteve ne grupet e punes, eshte detyrim natyral qe te jete pjese e grupit politik te grupit ne qarkun e tij.”

 

Boçi doli para gazetarëve për të denoncuar kontratën që bashkia e Vaut të Dejës dhe kryetari i saj Mark Babani  ka lidhur për pastrimin e territorit.

Advertisement

 

Sipas Boçit kjo bashki i ka dhënë  741 milion lekë një firme private për të realizuar pastrimin për një periudhe 3-vjeçare.

 

Boçi ka deklaruar se kompania paguhet për pastrimin në masën 90% të territorit të Temal, Vig Mnelë dhe Shllak, ndërkohë që sipas tij kjo është e pamundur, pasi në këto zona  rrugët janë të pa kalueshme për  makinat  e pastrimit për arsye të terrenit të vështirë malor.

Advertisement

 

 

“-Për zërin “Fshirje Rrugësh” me vlerë 102.97 milion lekë, nuk janë përcaktuar se cilat rrugë, pedonale apo sheshe fshatrash dhe qyteti do të fshihen, duke lënë hapësirë për abuzim me fondet, pa u kuptuar cfarë janë, trotuare apo rrugë, do të fshihen apo lahen, me mjete teknologjike apo me dorë. Për vetë pozicionin gjeografik të kësaj Bashkie si dhe për infrastrukturën rrugore që ka, pasqyrimi i këtyre shifrave me pretekst fshirje rrugësh është vjedhje e hapur. Bashkia Vau i Dejës është ndër bashkitë që ka sipërfaqen më të vogël të rrugëve për banorë në administrim të saj, pasi akset rrugore kryesore janë në administrim të DPARRSH.”

 

Advertisement

Partia demokratike e ka çuar këtë çështje edhe në SPAK që vitin e kaluar, por ende nuk ka një përgjigje nga prokuroria e posaçme.

 

Bashkia e Vaut të Dejës është parë si bastion i partisë demokratike, të cilin ajo e humbi kur bojkotoi zgjedhjet lokale në vitin 2019. Ish-kryetari demokrat i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila sot është deputet e pritet që ai të jetë pjesë e primareve për të garuar sërish për këtë bashki.

 

Advertisement

NEGOCIATA PER BASHKIMIN E PD

 

BOCI: GRUPI I ALIBEAJT TE TERHIQET NGA BETEJA NE GJYKATE PER VULEN

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy