NEGOCIATAT: BE nis bisedimet për arritjen e një marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NEGOCIATAT: BE nis bisedimet për arritjen e një marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes

Bashkimi Europian rrit përpjekjet për të nisur negociatat me Shkupin dhe Tiranën.

Për këtë arsye gjatë ditës së sotme Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva, në emër të Presidencës së radhës së BE-së dhe Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësisë, Oliver Verhelyi do të vizitojnë Shkupin dhe Sofjen.

Sipas njoftimeve nga presidenca portugeze, agjenda e takimeve në Bullgari nis presidentin e Rumen Radev, per t’u pasuar me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi.

Më pas shefi i diplomacisë Portugeze dhe Komisioneri për Zgjerim do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut ku do te takohen me presidentin, Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani.

Advertisement

“Nisja zyrtare e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një prioritet kyç për BE-në dhe konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja këto vende duhet të zhvillohet sa më shpejtë pasi të miratohet korniza negociuese nga ana e Këshillit”, ka thënë në një njoftim presidenca portugeze e BE-së.

Ka pasur edhe ide që, nëse Bullgaria nuk heq veton për Shkupin, negociatat të hapen vetëm me Shqipërinë.

Por, pjesa me e madhe e shteteve evropiane, mes të cilave dhe Gjermania kane refuzuar një skenar të tillë duke insistuar se të dyja shtetet, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian i kanë përmbushur të gjitha kriteret dhe me të dyja duhet të hapen negociatat.

Heqja e pengesave nga ana e Bullgarisë nuk është e lehtë pasi në këtë shtet pritet të zhvillohen edhe një herë me 11korrik zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe në këto rrethana është edhe më e vështirë të arrihet ndonjë kompromis.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy