Negociatat nuk u hapën/ Rama “sfidon”: Do të shkrijmë kufijtë në rajon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Negociatat nuk u hapën/ Rama “sfidon”: Do të shkrijmë kufijtë në rajon

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian nuk i hapi negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Nisur nga ky vendim, kryeministri Edi Rama “sfidoi” duke inicuar shkrirjen e kufijve për vendet e rajonit.

 

Advertisement

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shefi i qeverisë shqiptare tha se vendet e rajonit mund të bëhen shumë të fuqishme, nëse janë bashkë.

 

“Bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat dhe me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që janë të gatshme të shtyjnë përpara pa rezerva sepse ky rajon është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe nëse ne nuk e ndryshojmë dot mënyrën e funksionimit të BE-së në raport me ne, mund të ndryshojmë mënyrën e funksionimit në raport me njëri-tjetrin. Shkrirja e kufivje mes nesh për ta kthyer rajonin tonë në zabtimin e plotë të të katër lirive të BE-së, lirisë së lëvizjes së njerëzve, të lëvizjes së mallrave e të shërbimeve e kapitaleve, do të vazhdojë pa u ndaluar. Ne jemi shumë të vegjël për të pasur ekonomi të forta, duke qëndruar të ndarë me njëri-tjetrin. Ne jemi mjaftueshëm të mëdhenj nëse me njëri-tjetrin, e kthejmë rajonin në një hapësirë të përbashkët ekonomike.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy