“Negociatat, peng i konfliktit”/ Rama kritikon BE-në: Vetëm Brukseli mund të krijojë situata të tilla

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Negociatat, peng i konfliktit”/ Rama kritikon BE-në: Vetëm Brukseli mund të krijojë situata të tilla

Një situatë të çuditshme dhe pa shpjegim e ka cilësuar kryeministri Edi Rama çështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Ai tha se çelja e negociatave po mbahet peng si pasojë e konfliktit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ndonëse vendi ynë i ka përmbushur reformat e kërkuara.

 

Advertisement

Për ngërçin e krijuar, kreu i qeverisë ia faturon një pjesë të fajit Bashkimit Europian që nuk ka një vendimmarrje përfundimtare.

 

EDI RAMA – KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Shqipëria është në një situatë shumë të çuditshme. Peng i një bllokimi midis fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut dhe vendit mik, Bullgarisë. Është nga ato lloj situatash që vetëm BE mund ta krijojë dhe nuk ka libër, e përvojë, e nuk ka ndonjë shpjegim të matur sesi mund të trajtohet. Si mund të mbetesh peng i një mosmarrëveshjeje midis dy subjekteve apo vendeve të tjera. Por ja që kështu është, siç do të thoshte Donald Trumpi.

 

Por pavarësisht kësaj problematike, Rama nënvizoi se Europa mbetet zgjedhja e parë e për këtë nuk duhet humbur durimi.

 

Advertisement

Europa është zgjedhja jonë e parë me vullnet të lirë. Ndaj kjo është arsyeja se përse me kokëfortësi po shtymë përpara. Kjo është arsyeja se përse nuk mendojmë aspak të heqim dore e nuk po mendojmë për plane B apo C. Për Shqipërinë plani A, B, C, E,  është Europa.

 

Gjatë konferencës së 18 të kryetarëve të parlamenteve të nismës adriatiko – joniane, Rama foli edhe për rajonin ku kërkoi bashkëpunim pasi tensionimi i marrëdhënieve mund të sjellë një konflikt si ai mes Rusisë e Ukrainës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy