Rama: Partia s’mund të zgjohet vetëm për zgjedhje, të mos bëhemi si azil pleqsh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Partia s’mund të zgjohet vetëm për zgjedhje, të mos bëhemi si azil pleqsh

Në fjalën e gjatë para socialistëve, kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste duhet të ndryshojë.

 

Sipas tij, partia ka nevojë për një ritëm dhe frymëmarrje të re, me qëllim që të rrugëtojë e sigurt drejt mandatit të katërt.

 

Advertisement

Ai nuk kurseu kritikat për socialistët, duke u shprehur se partia nuk mund të punojë vetëm në kohë zgjedhor e të mendojë vetëm për punësimet në administratë.

 

Nëse vijohet kështu, sipas kryesocialistit, PS-ja rrezikon të kthehet në një azil pleqsh.

 

Advertisement

Pjesë nga fjala e Edi Ramës gjatë Asamblesë së PS0-ë:

 

“Rezultatet jo në lartësinë e duhur janë justifikuar njësoj, duke thënë jo po nuk është kollaj të mos gjesh njerëz të rinj, jo po të mos prishim ekuilibrat se janë zgjedhjet, jo po na mërziten ata poshtë dhe nuk afrohen për zgjedhje, jo po nuk afrohen njerëzit po nuk u dhe punë shteti, jo po rinia është indiferente, jo po statuti, jo po udhëzimi, jo po duam mbështetje nga lart, jo po ç’deshi ai te zona ime, jo po se desha atë të vinte te lagjja ime, jo po ajo pi kafe te lokali i PD-së, jo po ajo ja ka lënë lokalin LSI-së. Një parti politike dhe gjykimi i saj nga publiku dhe kthimi në një komunitet vlerash është si të pajtohesh me vetëkyçjen brenda një rrethi vicioz. I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit të gjendrave malinje sepse krijohen ngaqë shtyhet kura e duhur me justifikimin “nuk është ky momenti, më vonë”. Kjo shtyrje e pafundme e përballjes e një kapitali të çmuar si PS, varfëron demokracinë duke e bërë politikën dhe ne kemi kontributin tonë fatkeq, ngjajmë me një cirk pelivanësh. Në sytë e publikut, të rinjve iu duket si klub çakenjsh. Partia nuk mund të zgjohet kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mbahet gjallë si moçal interesash në rrethet e të privilegjuarve dhe e vërteta e hidhur se pavarësisht dallimeve me rivalët tanë, pasqyra e partive tona, në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘Koncert në vitin ‘36’, ku kemi një tufë me drejtora. Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash. Ne na duhet medoemos një transofrmim jetik, nëse duam përsëri që të rifitojë besimin e shqiptarëve. Kryefjala dhe pika në fund në çdo mbledhje organizate nuk mund të jetë punësimi në shtet i anëtarëve, apo i familjes së anëtarëve, apo i krushqisë së anëtarëve. Një mbledhje e tillë është e dështuar, duke mos sjellë asgjë të re për PS-në. Dua t’ju bind se ne duhet të alarmohemi sot për të ardhmen dhe për rolin e kësaj partie në shoqërinë shqiptare. Teoria e gjithëpranuar se ndryshe njerëzit nuk të vijnë, nuk të kuptojnë, nuk punojnë për ty nëse punësimi në shtet nuk është terreni, është teoria jo e tyre që udhëheqin, por të atyre që udhëhiqen. Nëse nuk doni që PS një ditë aspak të bukur të bëhet një azil pleqsh, duhet të veprojmë sot.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy