Nesër dita e fundit e hetimeve për inceneratorët/ Tabaku: Jemi në pritje të disa shkresave nga institucionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nesër dita e fundit e hetimeve për inceneratorët/ Tabaku: Jemi në pritje të disa shkresave nga institucionet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë me dije se nesër është dita e fundit e mbylljes së hetimeve për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

 

Sipas Tabakut qeveria shqiptare paguan për këto inceneratorë, ndërkohë që ata janë jashtë funksionit.

 

Advertisement

Ajo shtoi se janë në pritje të të dhënave nga institucionet, për lëvizjen e disa zyrtarëve, por edhe të dhëna të tjera që lidhen me hetimin.

 

 

“Qeveria shqiptare paguan çdo ditë, qytetarët paguajnë, buxheti i shtetit gjendet më i varfër dhe i vjedhur. I bëj thirrje institucioneve që nuk kanë kthyer përgjigje, vazhdoj me Bashkinë Tiranë që të kthejnë të dhëna për procedurës. Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë premtoi të sjell procesverbalet e mbledhjeve kur janë diskutuar vendimet për inceneratorët. Presim nga Nano që të sjellë lëvizjen e të gjithë personave që ne kemi kërkuar. Unë besoj se informacioni ka qenë publik i udhëtimeve të këtyre të fundit. Ne kemi dhe pak ditë për të bërë raportin. Kryebashkiaku i Tiranës tha se nuk ka një vendim të këshillit bashkiak. Tre kompanitë dhe përfaqësuesit e tyre nuk dinin të shpjegonin se ku shkuan paratë. Paratë e shqiptarëve kanë shkuar në parajsa fiskale. Kemi tre inceneratatorë në letër dhe askush nuk kryen punën”, tha Tabaku.

Advertisement

 

Nënkryetarja e PD tha më tej, se inkurajon SPAK për të vendosur përpara drejtësisë zyrtarët e niveleve të larta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy