Nga Brazili në Kosovë, DEA sinjalizoi për ngarkesën e kokainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga Brazili në Kosovë, DEA sinjalizoi për ngarkesën e kokainës

Një sasi prej 400 kilogramë kokainë u sekuestrua në brendësinë e një kamioni që transportonte mish nga Amerika Latine.

Kokaina u kap në Kosovë në brendësinë e një kamioni ndërsa mësohet se sasia e drogës së fortë kishte kaluar nga Porti i Durrësit por ka qenë nën vëzhgim nga policia.

Kontejneri i nisur nga Brazili mësohet se ishte sinjalizuar nga DEA amerikane ndërsa pas mbërritjes në Itali në portin e Gioa Tauro në Kalabri ka vijuar me itinerarin deri në Portin e Durrësit.

Këtu agjencitë lizgjzbatuese kanë mbajtur nën vëzhgim për 15 ditë kontejnerin ndërsa transporti i tij është bërë nga një kamion me targa 01263 OD.

Advertisement

Burime pranë policisë thanë se kanë lejuar kamionin të marrë ngarkesën dhe në rrugë tokësore është ndjekur deri në kufi me Kosovën.

Ndërhyrja e policisë së Kosovës është bërë në Lipjan sapo kalon kufirin me Shqipërinë, pas mbledhjes së të gjithë informacioneve dhe përfshirje së të dyshuarve në trafikun e Kokainës.

Deri në këto momente mësohet se janë dy persona të ndaluar, mes tyre shoferi i kamionit, i cili ka thënë për policinë se nuk kishte dijeni për drogën. Vlera e sasisë së kapur në tregun europian përllogaritet në 8 milionë euro.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy