Nga interneti falas, tek korsia e gjelbër, Varhley zbardh diskutimet në samit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga interneti falas, tek korsia e gjelbër, Varhley zbardh diskutimet në samit

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhley ka zbardhur diskutimet me dyer të mbyllura në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

4 ishin fushat kryesore ku u përqëndruan diskutimet, duke nisur nga interneti falas, korsia e gjelbër për rregullimin e doganave, kërkimet shkencore dhe SEPA-n.

“Sot ne patëm marrëveshje për 4 fusha ku duhet të ketë rezultate e para ka të bëjë me SEPA, një shikim në të gjitha vendet tona. Nuk duhet te jetë e vështirë, sistemi bankar ka në vetvete, banka europiane por sfida shtë sa shpejt do arrijme që ato të bëhen konkrete. Ka patur dakordësi që kjo të arrite sivej.

E dyta ka të bëjë me korsitë e gjelbra, të heqim kohët e pritjes në pikat kufitare. Kemi disa, por duhet ta zgjerojmë në të gjithë vendet e Ballkanit, duhet të përfundojë deri në fund të vitit, do të ulë kostot

Advertisement

E treta, ka të bëjë me punën kërkimore shkencore. Novacioni hulmutimi do të kenë nevojë për atë që do të quhej një qendër ku të jenë këto industri, dhe të krijohet këtu në Ballkan.

E fundit, unë vetë e quaj rrjetin falas të internetit në hapsirat publike në Ballkanin Perëndimor, i kemi fondet për këtë”, tha Varhley./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy