Nga kriza migratore në Ukrainë te sanksionet ndaj Rusisë, çfarë u diskutua mes Çuçit dhe Borrell

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga kriza migratore në Ukrainë te sanksionet ndaj Rusisë, çfarë u diskutua mes Çuçit dhe Borrell

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti në një takim Përfaqësuesin Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

 

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë i Shqipërisë me të gjitha organet e Bashkimit Europian, duke përfshirë zbatimin e ligjit në fushat kyçe të politikave strategjike që lidhen me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Evropiane.

 

Advertisement

Duke u ndalur te lufta, Çuçi risolli në vëmendje faktin se Shqipëria ishte ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që deklaroi mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, si dhe dënoi agrsionin e pajustifikuar rus.

 

Sakaq, në lidhje me flukset e mundshme migratore të njerëzve që ikin nga Ukraina për shkak të luftës, ministri shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkërenduar përpjekjet me vendet anëtare të BE-së për të përballuar këtë krizë të re.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy