Nga lëvizja me biçikletë, në atë me taksi/ Ja si ra policia në gjurmët e autorit të grabitjes në Tiranë, çfarë u gjet në garazh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga lëvizja me biçikletë, në atë me taksi/ Ja si ra policia në gjurmët e autorit të grabitjes në Tiranë, çfarë u gjet në garazh

Agjentët e Komisariatit nr. 6 kanë mundur të gjurmojnë autorin e ngjarjes, Artan (Marius) Tafani përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë.

 

Janë gjurmuar lëvizjet e tij hap pas hapi, para dhe pas ngjarjes.

 

Advertisement

Ka lëvizur me biçikletë dhe me taksi, ndërsa ka qenë vetë 39-vjeçari që ka dërguar rrobat dhe materialet e tjera në garazhin e 35-vjeçarit Enio Mecaj, të cilat i ka pasur veshur ditën e grabitjes.

 

Gjatë kontrollit në garazh u gjet dhe një makinë e vjedhur në Shijak, ngjarje që kishte mbetur e pazbardhur, për të cilën dyshohet se autor janë Tafani dhe Mecaj.

 

Advertisement

Artan (Marius) Tafani rezulton me precedent të theksuar kriminal, sidomos në grabitje.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy