Boshatiset plazhi i tragjedisë/ Policia heton lidhjet e autorit Arjan Tase, në skaf u gjet edhe arma e shërbimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Boshatiset plazhi i tragjedisë/ Policia heton lidhjet e autorit Arjan Tase, në skaf u gjet edhe arma e shërbimit

Mëngjesi i kësaj të mërkure e gjeti të boshatisur plazhin e potanit në Himarë.

 

Ngjarja e një dite më parë, e cila u kthye në tragjedi për familjen Avdia me origjinë nga Tropoja, ka prekur edhe pushuesit e tjerë.

 

Advertisement

Pjesa më e madhe e shezlongëve ishte bosh.

 

Të gjithë pueshuesit bashke me fëmijët e tyre janë solidarizuar me rastin dhe janë larguar nga hoteli. Një kukull e vogël që priste vajzën dhe një lule, ishte vendosur aty. Ndërsa rrobat e familjarëve ishin ende në shezlong.

 

Advertisement

Ndërkohë policia po vijon hetimet për ngjarjen. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se kushëriri i Arjan Tases kishte një pikë ku jepte skafe me qira në bregdetin e Himarës.

 

Ka dyshime që në këtë aktivitet të jetë i përfshirë edhe ish-efektivi Tase. Edhe pse ai ka deklarruar se skafi nuk është i tij, po hetohet nëse ai ka lidhje apo jo me mjetet lundruese.

 

Advertisement

Sipas dëshmive të mledhura nga ana e hetuesve, Tase ka bërë manovrime të rrezikshme në det dhe në momentin që është afruar pranë vijës bregdetare, zonë e mbushur me pushues e fëmijë që laheshin, ai është përpjekur të ulë shpejtësinë dhe ka tentuar të ecë mbrapsht.

 

Ky ka qenë momenti fatal kur helikat e skafit kanë goditur vogëlushen dhe për pasojë i sollën edhe vdekjen.

 

Advertisement

Përplasja e fuqishme thuajse e masakroni trupin e vogël e për pasojë e mitura humbi jetën menjëherë.

 

Arjan Tase, me detyrë shef seksioni i policimit në komunitet në Elbasan, ishte shkarkuar më herët nga detyra e drejtuesit të policisë Himarë për shpërdorim detyre, por ishte rikthyer me vendim gjykate.

 

Advertisement

Tase deklaroi para agjentëve se gomonia kishte defekt. Ai e justifikoi rastin duke pohuar se mjeti lundrues mori gaz menjëherë dhe bëri një rrotullim në vend duke goditur të miturën

 

Tase ka deklaruar se gomonia nuk ishte e tij, por ia kishte marrë një miku të tij për ta përdorur. Ndërkohë, Tase nuk dispononte patentë skafi.

 

Advertisement

Në skaf është gjetur edhe arma e shërbimit të ish efektivit, Arjan Tase.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy