Ngjarja e rëndë në Elbasan/ 52-vjeçarja që u hodh nga pallati dhunohej nga bashkëshorti dhe familjarët e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarja e rëndë në Elbasan/ 52-vjeçarja që u hodh nga pallati dhunohej nga bashkëshorti dhe familjarët e tij

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Lagjen “Vullnetari” në Elbasan ku Bardha Telha Likrama, 52-vjeç i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati. Mësohet se Likrama,  kishte kërkuar nga policia urdhër mbrojtjeje vetëm dy ditë më parë. Likrama e kishte kërkuar urdhrin e mbrojtjes nga bashkëshorti i saj, Pëllumb Likrama ndërsa dyshohet se dhunohej edhe nga familjarët e tij.

Urdhri i mbrojtjes
‘Më datë 02.05.2022, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen Bardha Telha Likrama, e vitlindjes 1970, e papunë, sepse bashkëshorti i saj, shtetasi Pellumb Likrama, i datëlindjes 1967, se bashkeshorti ka ushtruar dhunë Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.’- thuhej në padinë e 52-vjeçares.

 

E ndjera i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe la pas tre fëmijë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy