Ngjarja makabre në Paskuqan, Dan Hutra kreu krimin para vajzës së tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarja makabre në Paskuqan, Dan Hutra kreu krimin para vajzës së tij

Detaje të rënda bëhen me dije lidhur me ngjarjen makabre të shkaktuar nga vrasësi Dan Hutra. Në momentin e vrasjeve dhe plagosjeve të njëpasnjëshme në Paskuqan, raportohet se në banesë ndodhej dhe fëmija e autorit të ngjarjes si dhe fëmija 6 muajsh i ish-kunatës së autorit.

 

Në momentin që Dan Hutra është futur brenda në banesë në Paskuqan nuk ka biseduar me asnjë prej personave të familjes Hysa që ndodheshin aty. Mësohet se ai ka çuar në banak fëmijën e tij një muajshe dhe më pas ka nisur të qëlloj me breshëri plumbash.

 

Advertisement

Autori ishte babai i foshnjes 1 muajshe, prezente në momentin e ngjarjes të rëndë. Ish-bashkëjetuesja e tij, Elena Hysa e kishte denoncuar Dan Hutrën vetëm 1 muaj pasi kishte nisur të bashkëjetonte me të për dhunë fizike dhe psikologjike. Denoncimi i qershorit 2022 i Elena Hysës akuzonte ish-bashkëjetuesin se ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjik nga Hutra në ditë të ndryshme si dhe është trajtuar si skllave prej tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy