Detaje nga masakra në Paskuqan/ Dan Hutra kishte vrarë gruan e parë, viktimat sot ish-kunata dhe gruaja e ish-kunatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje nga masakra në Paskuqan/ Dan Hutra kishte vrarë gruan e parë, viktimat sot ish-kunata dhe gruaja e ish-kunatit

Dan Hutra, autor i masakrës ndaj familjes së ish-gruas sa tij ka qënë I dënuar më parë për vrasje, për të njëjtën vepër penale, vrasjen e gruas së tij të parë.

 

Detajet tronditese i bëri të dituara policia përmes një komunikate për mediat 2 orë pas krimit të rëndë që ndodhi në Koder-Kamëz.

 

Advertisement

Hutra kishte kryer krimin e parë në 2007 në Kukës.

 

Pasi kreu dënimin ai doli nga burgu dhe u lidh me Elena Hysën. Mirëpo edhe kjo lidhje nuk shkoi mirë pasi në 16 qershor të vitit të kaluar ai u arrestua për dhunë në familje duke kryer sërish burg.

 

Advertisement

40-vjecari doli nga burgu në 16 shkurt të këtij viti.

 

Sot ai shkoi në familjen e ish-partneres dhe qëlloi me automatik drejt tyre.

 

Advertisement

Policia sqaroi se Dan Hutra ka plagosur rëndë ish-partneren e tij Elena Hysa dhe ish-vjehrrën e tij Kujtime Hysa 60-vjece.

 

Për fat të keq nga të shtënat me armë humbën jetën ish-kunata e tij Mevlute Hysa dhe e fejuara e ish-kunatit, Hasime Dafku.

 

Advertisement

Dan Hutra është arratisur me një mjet tip Benz.

 

 

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy