Ngjarja në Tetovë, flasin dëshmitarët: Zjarri mund të jetë i qëllimshëm! Tragjedi si kjo nuk kemi parë në 40 vite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarja në Tetovë, flasin dëshmitarët: Zjarri mund të jetë i qëllimshëm! Tragjedi si kjo nuk kemi parë në 40 vite

Dëshmi tronditëse vijnë nga banorët e Tetovës, të cilët dje përjetuan çaste të tmerrshme, pasi spitali Covid u përfshi nga flakët. Sipas një banori, kjo ngjarje është më e rënda në këto 40 vite që jeton aty.

“Mbrëmë kemi parë një tragjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vite në këtë lagje. Jetoj këtu afër dhe t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse edhe ju që me siguri gjithë natën keni bërë hulumtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku kah ora 21:04 ose 21:05 minuta, në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zjarrfikësit, policinë.

Në ora 21:10 minuta kam qenë këtu afër diku, dy të parat veçmas se ishin të djegura zjarrfikësit ishin në vendngjarje, aq sa kanë mundur ata ta bëjnë punën e vet. Kemi ndihmuar familjarët me ujë me diçka, u munduam që të ndihmojmë të shpëtojmë, por ata që kanë shpëtuar kanë ndihmuar veten, kanë pasur fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në oksigjeno-terapi”, -u shpreh një dëshmitar okular.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitar hedh dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm, duke pasur parasysh se kohë më parë persona të panjohur tentuan t’i dëmtojnë gypat e oksigjenit.

Advertisement

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar. Kjo nuk përshkruhet me fjalë dhe mendoj mos është e qëllimshme. Në rast se është e qëllimshme, nuk është e njerëzishme. Se njëherë gypat i prenë për aspiratorët, e tash kjo e dyta…”, -u shpreh një tjetër dëshmitar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy