Ngricat dhe dëbora shkaktojnë aksidente dhe dëmtojnë bujqësinë në veri e juglindje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngricat dhe dëbora shkaktojnë aksidente dhe dëmtojnë bujqësinë në veri e juglindje

Reshjet e borës të rëna një ditë më parë në Dibër kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Katër makina u përplasën në rrugën nacionale Klos-Bulqizë. Aksidenti, raporton Vizion Plus, ndodhi në vendin e quajtur” Qaf Dushk”, ndërsa shkak u bë prania e akullit në rrugë.

Nga përplasja u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Edhe pse sasia e borës në këtë zonë ka qenë e pakët, autoritetet nuk morën masa për të hedhur kripë me qëllim evitimin e ngricave përgjatë këtij segmenti rrugor që lidh Klosin me Bulqizën.

Advertisement

Nga ulja e temperaturave pasoja negative pritet të ketë dhe në frutikulturë. Banorët e fshatrave të Dibrës thonë se nëse situata do vazhdojë kështu rrezikon të dëmtohet prodhimi i mollës dhe kumbullave.

 

Kjo dëborë që ka rënë ka shkaktuar dëme në frutikulturë.

 

Advertisement

 

Bora që ka rënë ka sjellë pak. Se disa pemë kanë çelur. Dhe ato i ka dëmtuar se ka pasur ngrica natën. Dhe ngricat domosdo e japin efektin e vet.

 

Reshje dëbore gjatë natës pati dhe në juglindje të vendit, ku trashësia në zonat malore shkoi deri në 10 centimetra.

Advertisement

 

Të gjitha akset rrugore në këtë qark janë të kalueshëm pa problem.

 

Ndërkohë policia apelon të gjithë drejtuesit që të lëvizin me kujdes pasi edhe pse rrugët janë të hapura ka prani akulli.

Advertisement

 

TITRA:

DIBER-KORCE, VUATJE NGA DEBORA

 

Advertisement

NGRICAT SHKAKTOJNE AKSIDENTE, DEMTOHEN EDHE TE MBJELLAT 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy