Ngrihen dy Komisione Hetimore, Bardhi: Mbajtëm premtimin, duam të kthehet normaliteti në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngrihen dy Komisione Hetimore, Bardhi: Mbajtëm premtimin, duam të kthehet  normaliteti në Kuvend

Gazment Bardhi ka folur pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve. Në Konferencën e Kryetarëve u arrit dakordësia për ngrotjen edy Komisioneve Hetimore, Komisionin Hetimor të Kuvendit për shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-up në shëndetësi dhe Komisionin Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të sistemit TIMS.

Bardhi tha se është në interes të opozitës që Kuvendit t’i kthehet normaliteti.

Bardhi: Normalizimi i marrëdhënieve në Kuvend ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e jona. Siç kemi premtuar publikisht, edhe pse jemi akuzuar prej 5 muajsh që aksioni jonë kishte motive të tjera nga ato që ishin shpallur, ne provuam sot që ai zotim që kishim bërë, që me zgjidhejn e tre shqetësimeve të ngritura  nga opozita, ne rikthehemi menjëherë në Kuvend. Sot po provojmë që kemi bërë atë që kemi thënë gjatë këtyre 5 muajve.

Më herët keni kërkuar hetim për 4 kontrata konçensionare. Pse pranuat vetëm 2?

Advertisement

Bardhi: Sepse janë më urgjente.

Kush do t’i drejtojë Komisionet Hetimore?

Bardhi: Kjo është një çështje e Grupeve Parlamentare. Do të jetë vendimmarrje e grupeve parlamentare në vijim. Unë do shkoj me propozim konkret në Grupin Parlamentar dhe pastaj Grupi do të marrë vendimin.

Komisionet Hetimor do të përbëhen nga 15 (pesembëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 (gjashtë) anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe 8 (tetë) anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Përbërja e Komisionit caktohet me vendim të vecantë te Kuvendit.

Advertisement

Komisionet Hetimore do të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në një afat kohor 4 – mujor, nga data e miratimit të këtij vendimi. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të Komisionit, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy