Ngrin gjithçka në Dibër, bllokohen rrugë e ka mungesë energjie elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngrin gjithçka në Dibër, bllokohen rrugë e ka mungesë energjie elektrike

Reshjet e dendura të borës kanë vijuar gjatë gjithë natës duke bllokuar shumicën e rrugëve të Dibrës. Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë shkon mbi 40 cm ndërsa në zona të thella kalon mbi 60-70 cm. Akset rrugore Peshkopi – Tiranë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë. Segmenti nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit bllokohet herë pas here pasi fryn erë e fortë dhe mbush me borë rrugën.

Aksi rrugore nacionale Ura e Çerenecit-Librazhd dhe Peshkopi-Qafë Draj -Kukës janë të bllokuara.

Aksi Peshkopi-Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë deri në Kalanë e Dodës, ndërsa nga Kalaja e Dodës më tej e bllokuar për shkak të erës së fortë.Të gjitha fshatrat dhe njësitë administrative të Dibrës dhe Bulqizës janë të bllokuara, pasi rrugët janë të pa kalueshme. Probleme të tilla ka edhe në disa fshatra të Matit e Klosit.

Në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës , Sllovë, Selishtë , Ostren, Martanesh mungon energjia elektrike.

Advertisement

Deri tani nuk raportohen emergjenca shëndetësore nga zonat e thella.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy