Nikolla uron besimtarët katolikë për festën e Pashkës: Me mrekullinë e Ringjalljes, Jezusi i tregoi botës se ka gjithmonë një shpresë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nikolla uron besimtarët katolikë për festën e Pashkës: Me mrekullinë e Ringjalljes, Jezusi i tregoi botës se ka gjithmonë një shpresë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përmes një mesazhi ka uruar besimtarët katolikë për Festën e Pashkës.

“Me mrekullinë e Ringjalljes, Jezusi i tregoi botës se ka gjithmonë një shpresë, një shpëtim”, shkruan Nikolla ndër të tjera.

Mesazhi i plotë

“Dita e Pashkës, një festë e bukur e rrëzëllitëse për besimtarët katolikë. Me lindjen Krishti lindi për ne; me vuajtjet vuajti për ne, në agoni u kryqëzua për ne, me ringjalljen u ringjall për ne.

Advertisement

Me mrekullinë e Ringjalljes, Jezusi i tregoi botës se ka gjithmonë një shpresë, një shpëtim. Pashka është kremtimi i një historie, më të madhes histori, të shpresës.

Jezusi krijoi shembullin e madh të dashurisë, shërbimit dhe kryqëzimit për të tjerët dhe gëzimi i Pashkës le të na frymëzojë drejt këtij misioni universal.

Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë dhe qytetarëve shqiptarë!”/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy