Nis aplikimi për në Universitet; raundi i parë për kryerjen e proçedurës në “U-Albania” zgjat deri në 3 gusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këtë të premte nisi raundi i parë i aplikimeve për universitet për vitin e ri akademik 2022-2023.

Nëpërmjet formularit online të aplikimit në U-Albania, mbi bazën e notës mesatare sipas VKM-së përkatëse, si dhe kritereve të vendosura nga universitet, maturanti ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 programe studimi sipas preferencave.

Ndryshe nga vitet e kaluara, referuar Rrejtit Akademik Shqiptar, aplikantëve do t’u dalin në sistem vetëm ato degë që mund të sigurojnë sipas mesatares që kanë, një mënyrë kjo skualifikimi që në hapin e parë drejt fakultetit.

Gjithashtu sa i takon degës së mësuesisë, të gjithë ata maturantë që duan të kryejnë vetëm nivelin bachelor dhe jo atë master në fakultetin e gjuhëve të huaja, mund të aplikojnë, por me planin se nuk do të specializohen për mësuesi nëse nuk kanë mesataren 7.5.

Advertisement

Krahas kësaj, bazuar në vendimin e marrë nga Ministria e Arsimit në fillim të muajit qershor, do të ketë disa programe studimi që përbëjnë prioritet kombëtar në fushat: arte dhe humanitaret, shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë; inxhinieri, prodhim dhe ndërtim; bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari, si dhe shërbime, ku përfshihet dega e turizmit.

Ky vendim vlen për të gjithë studentët që nuk janë përfitues të ndonjë financimi nga shteti shqiptar, përveç mbështetjes ekonomike që do të marrin nëse zgjedhin një nga degët e fushave të sipërpërmendura.

Për të siguruar këtë gjë, studentët duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me mesatare 10.00 dhe të jenë vlerësuar në secilin prej provimeve të maturës me jo më pak se nota e shkallëzuar 9.5 deri në 10.

Gjithashtu, me qëllim vijimin e financimit, studenti duhet të ruaje notë mesatare jo më pak se 8.5 në programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar në institucionin publik të arsimit të lartë.

Advertisement

3 gushti është dita e fundit e aplikimeve për raundin e parë. Pas përfundimit të kësaj faze pritet të dalin fituesit për të vijuar më tej me regjistrimet në fakultet.

Ndërkohë, raundi i dytë nis në shtator brenda datave 22 deri në 24, ndërsa raundi i fundit, ai i tretë është nga data 19 deri më 21 tetor.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy