Nis përballja “Berisha-Alibeaj”, Ivi Kaso para trupës gjykuese: Ankimimi ilegjitim,  nuk duhej të ishte pranuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis përballja “Berisha-Alibeaj”, Ivi Kaso para trupës gjykuese: Ankimimi ilegjitim,  nuk duhej të ishte pranuar

Beteja ligjore e PD ka nisur dhe bashkë me të edhe argumentet e palëve përpara trupës së Gjykatës të Apelit. Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Berishës, Ivi Kaso ka argumentuar se ankimimi i vendimit nga ‘pala e Alibeajt’ nuk duhet konsideruar nga gjykata. Sipas tij, pala në proces është PD e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe ky grupim nuk ka kërkuar ankimim të vendimit. Me këtë argument, përfaqësuesi ligjor ka pretenduar se ky fakt duhej të ishte marrë parasysh nga gjyqtarja Blerina Muça dhe të mos pranonte kërkesën e palës tjetër.

 

 

“Ligji procedurial parashikon çfarë është ankimi dhe kriteret minimale që duhet të plotesojë.

Advertisement

Ankimi është akti që palët ose pjesëmarrësit parashtrojnë kundër një procesi penal.

Palë ne proces është PD e përfaqesuar nga Komisioni i Rithemelimit si palë e vetme në proces.

Pasi është njohur me arsyetimin e vendimit nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, i ka komunikuar Shkallës së Parë që nuk dëshiron ta ankimojë këtë vendim, nga e vetmja palë që ka investuar në proces ligjor.

Ky fakt duhet të ishte marrë parasysh nga gjyqtarja Blerina Muca, kur vetë pala që ka investuar ne gjykatë ka kërkuar të mos ankohet vendimi.  Ankimimi nuk mund të bëhet nga Persona sporadike brenda personit juridik.  Vullneti i personit juridik PD për të mos lejuar ankim, rrëzon personat sporadikë. Blerina Muca ka shkelur ligjin më të dyja këmbët se pala qe ka investuar ne këtë proces ka kërkuar që të mos ankimohet ky vendim.  Argumentet e reja të paraqitura nga pala ankimuese kanë rënë në dekadencë, pasi argumentet e shtuara tejkaluar afatet ligjore me 1 vit”, argumentoi Kaso.

Advertisement

 

Vendimi për vulën e PD pritet të merret nga trupa gjykuese e përbërë nga  Elona Mihali, gjyqtare relatore dhe dy gjyqtarët e tjerë Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.  Pala e Berishës përfaqësohen nga Ivi Kaso dhe përballë tij qëndron Indri Sefa, përfaqësues i palës së Enkelejd Alibeaj. Ky vendim do të jetë dhe përcaktues i ecurisë së kësaj force politike në rrugën drejt zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy