Nis përmirësimi i motit, fillon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis përmirësimi i motit, fillon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika e Veriut

Duke filluar nga kjo e hene mbi territorin e vendit tonë fillon gradualisht depërtimi i masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

 

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

 

Advertisement

Në orët e nxehta të ditës në relievet e larta malore reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s.

 

Perkohësisht në orët e mesditës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e vrrullshme dhe relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-15m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.                   

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen: në zona malore 12 deri 28°C,  në zona e ulëta 13 deri 33°C dhe në zona bregdetare 16 deri 31°C.

 

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet grdualisht nga depërtimi i msave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

 

Advertisement

Moti në pjesën më të madhe të rajonit moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash në orët e mesditës të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

 

Pjesa më e madhe e Kontinentit Europian do të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e stuhive dhe rrebesheve.

 

Advertisement

Përjashtim bënë europa jugperëndimore dhe ajo lindore ku moti parashikohet i qëndrueshëm me kthjellime si dhe vranësira kalimtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy