Nis shpërndarja e 36 autoambulancave të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis shpërndarja e 36 autoambulancave të reja

“Shërbimi i urgjencës në territor është tashmë një shërbim dinjitoz dhe me standarte bashkëkohore, falë investimit në autoambulancat e reja, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në spitalin rajonal të Durrësit, nga ku ka nisur shpërndarja e 36 autoambulancave të reja, që do të vijojë në të gjithë spitalet e vendit.

Ajo tha se spitalet rajonale janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e koronavirusit.

“Me flotën e 36 autoambulancave ne kemi vendosur që të rrisim kapacitetet e Tiranës, gjithashtu edhe të spitaleve rajonale dhe bashkiake. Spitali i parë ku shpërndahet flota është spitali i Durrësit, paralelisht do të vijojmë me spitalet e tjera rajonale, nga Kukësi deri në Sarandë, ku me këto autoambulanca, të cilat kanë të njëjtin standard, jo vetëm do të rrisim kapacitetet, por edhe rinovojmë kapacitetet aty ku kemi patur pika të dobëta”, tha Manastirliu.

Duke folur për vaksinimin antiCOVID, ministrja e Shëndetësisë tha: “Ajo çka pritet tani është fillimi i vaksinimit dhe ne e kemi thënë do të fillojmë me ata të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte, me mjekët, me infermierët në spitalet COVID, me punonjësit e urgjencave, të cilët janë në frontin e parë dhe po vijojnë këtë betejë me këtë armik të padukshëm”, tha Manastirliu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy