Nis stërvitja e madhe e NATO-s/ Shqipëria pret 28 mijë ushtarë nga 21 vende

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis stërvitja e madhe e NATO-s/ Shqipëria pret 28 mijë ushtarë nga 21 vende

Mbi 28 000 ushtare nga 21 vende te NATO-s, kane nisur sot ne Shqiperi stervitjen me te madhe ushtarake. Per jave me radhe, ata do te angazhohen ne stervitje dhe takikna mbrojtese ne baza te ndryshme, toksesore, ajorere e detare ne Shqiperi. Ceremonia e nisjes se stervitjes “Defender Europe 21” u mbajt ne Portin e Durresit, nga ku Gjenrai Tod Wolters, Komandat i Komanfes Europiane te SHBA-cve dhe Komandat Suprem i Aleateve Europian te NATO-se, falenderoi Shqiperine.

 


GJENERAL TOD WOLTER


Komandat i Komandes Europiane te SHBA

Advertisement


Ky komb eshte nje eksportues i sigurise dhe menyra se si ne e kuptojme kete, eshte momentum qe ju e keni treguar kete gje. Qw nga pranimi jua ne NATO, na ka dhene ne nje Shqiperi me te sigurte, nje pjese perendimore me te sigurt, nje Mesdhe me te sigurit, nje Europe me te sigurt. Ne ndihemi me te sigurt sec jemi ndjere me pare. Nw permiresoheme dita dites dhe jemi me te forte te gjithe bashke.

 

Ambasadorja e SHBA-ve ne Shqiperi, Yuri Kim nenvizoi se Shqiperia nuk u zgjodh rastesisht per kete stervitje.

 

Advertisement


YURI KIM – Ambasadore e SHBA-ve ne TIrane

Se pari roli i Shqiperise nuk NATO eshte me i rendesishem se kurre. Shqiptaret kane luftuar prane nesh krah per krah ne shume konflikte rreth botes dhe ne kurre nuk do ti harrojme sakrificat tuaja dhe do tu jemi gjithnje mirenjohes qe kur Amerika ka nevoje, kur Aleatet tuaj kane nevoje, NATO eshte aty dhe Shqipepria eshte gjithnje krah nesh. E dyta, Shqiperia eshte nje vend i vecant dhe nje vendndodhje strategjike dhe si anetare e NATO-s, Shqiperia ofron nje baze te rendesishme NATO-s dhe SHBA-ve per tju pergjigjur emergjencave dhe krizane rajonale shpejt dhe ne menyre efektive.

 

Per kreun e qeveris Edi Rama ky moment eshte hisotorik per Shqiperine dhe brezat qe jane rritur mes dy epokave te historise.

Advertisement

 

 EDI RAMA-KRYEMINISTER 

Prania juaj këtu është një moment historik për të gjithë. Na mbush me krenari dhe përgjegjësi. Do të qëndrojmë besnikërisht krah për krah jush si një vend që nga pikëpamja numerike nuk i ofrojmë shumë kësaj aleance, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë unikale për botën tonë, dëshirojmë të jemi gjithmonë e më të denjë dhe gjithmonë e më të vyer brenda kësaj aleance. Suksese në këtë stërvitje unikale për gjithë historinë e marrëdhënieve tona që shpresoj se do të pasohet nga të tjera për t’i dhënë gjithë rajonit një mesazh shumë të qartë, por dhe përtej rajonit, kujtdo që ka nevojë për përgjigje të drejtpërdrejta lidhur me qëndrimin tonë të vendosur brenda kësaj aleance në krah të SHBA-ve dhe të gjitha vendeve të tjera që kanë vendosur që për lirinë dhe demokracinë të paguajnë çdo çmim.Gjenerata jonë u rrit me idenë se ju nuk duhet të ishit lënë kurrë të shkelnit në këtë vend. Ne u brumosëm nga propaganda e regjimit të shkuar me bindjen se jeni e keqja më i madhe që mund t’i ndodhë jo vetëm Shqipërisë, por gjithë botës. Për gjeneratën tonë është mrekulli e madhe që e ka ndarë jetën mes këtyre botëve. Mes asaj bote të errët dhe mes kësaj ku presim me nderim dhe respekt miqtë dhe partnerët tanë, mbi të gjithë miqtë dhe partnerët tanë amerikane. Dua të besoj se pas zbarkimit në Shqipëri do t’ju ndodhë ajo që i ndodh të gjithëve kur vijnë në Shqipëri. Shqipëria nuk është vend i këshilluar për të ardhur, por Shqipëria është një vend që kush vjen dëshiron të kthehet sërish. Kam dëshirë dhe besim se kjo do të ndodhë edhe me ju”

 

Advertisement

 

I pranishem ne kete cernomi, President Ilir Meta, u ndal gjithashtu tek rendesia e kesaj stervitje per Shqiperine dhe te gjithe rajonin.

 

ILIR META-PRESIDENT I SHQIPERISE

Advertisement

 

Kjo stërvitje ushtarake me trupa e mjete që përfshin tre komponentët: tokësorë, detarë dhe ajrorë që drejtohet nga Komanda Ushtarake Amerikane në Evropë dhe është  hera e parë  që Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka zhvilluar ndonjëherë në këto përmasa në  Shqipëri dhe në Rajon dhe për këtë ne, jemi shumë mirënjohës. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ndihet  shumë e vlerësuar, për faktin se i është besuar kjo përgjegjësi madhore e vendit pritës për një nga stërvitjet më të mëdha në këtë rajon, rol të cilin  vendi ynë, Forcat e Armatosura dhe gjithë strukturat shtetërore, jam i bindur që do ta justifikojë plotësisht.NATO-ja është Aleanca e madhe Euroatlantike e lirisë në botë dhe besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj ka qenë dhe është unanime, ashtu sikundër vokacioni për përkatësia jonë evropiane.

 

Me pas te gjithe te pranishmit hipen ne bordin e dy anijeve te flotes detare shqiptare, por ra ne sy se Presidenti Ilir Meta u largua menjehere pas perfundimit te ceremonies duke mos hipur ne bordin e anijeve. Pyetur nga Vizion Plus, zyra e shtypit e presidences, kofnirmoi se kreu i shtetit u largua per shkak te aktiviteteve qe kishte te parashikuara me pare ne axhende.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy