Nis stërvitja “Strong Balkan 23″/ Peleshi: Forca Speciale nga 8 vende vijnë në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis stërvitja “Strong Balkan 23″/ Peleshi: Forca Speciale nga 8 vende vijnë në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar këtë të premte se ka nisur stërvitja “StrongBalkan23”, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

 

Peleshi ka publikuar në rrjetet e tij sociale disa foto të ushtarakëve dhe tregon se stërvitja do të bëhet bashkë për Forcat Speciale të 8 vendeve të Ballkanit.

 

Advertisement

Ai deklaron se në këtë mënyrë synohet të rritet më shumë bashkëpunimi rajonal.

Nis stërvitja Strong Balkan 23, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku, për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë”, thekson ministri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy