Nis viti i ri shkollor/ Mësim me turne dhe vaksinim i detyruar për mësuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis viti i ri shkollor/ Mësim me turne dhe vaksinim i detyruar për mësuesit

 

ANISA METUKU

GAZETARE/VIZION PLUS

“Ndërsa kjo fillim jave shënon edhe nisjen e vitit të ri shkollor, nuk kanë munguar problematikat. Mësimi me turne dhe oraret e shkurtuara janë dy vendimet që kundërshtohen nga prindërit.”

Advertisement

 

Duke marrë shkas nga këto shqetësime, një pjesë e prindërve kanë nisur plotësimin e një peticioni drejtuar ministrisë së Arsimit, për t’i thënë “JO” mësimit me turne në shkolla. Të tjerë shprehen se orët e reduktuar janë në dëm të të nxënit.

Ndërsa janë nxënësit më të vegjël ata, që e kanë pritur ditën e parë të emocionuar.

Edhe në gjimnaze procesi është organizuar me turne, duke qenë se klasat janë ndarë në dy grupe, për të ulur numrin e nxënësve në mënyrë që të respektohen distancat.

Advertisement

Protokolli i masave anticovid është detyrim edhe këtë vit për t’u respektuar nga të gjitha palët, si nga nxënësit ashtu edhe stafi arsimor. Mbajtja e maskës, dezinfektimi dhe ruajtja e distancës janë rregullat që do të shoqërojë procesin mësimor.

Në rast të shfaqjes së simptomave të virusit, prindërit apo nxënësit duhet t’i deklarojnë te mësuesi kujdestar, i cili në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon shëndetësore e më tej merren masat e nevojshme.

Ndërsa kusht për mësimdhënien fizike në institucionet arsimore, ka qenë edhe vaksinimi i mësuesve, të cilët kanë paraqitur këtë të hënë certifikatën që vërteton marrjen e dozave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy