Nisma e qeverisë për të hequr qeset plastike, kosto për biznesin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nisma e qeverisë për të hequr qeset plastike, kosto për biznesin

Nisma e qeverisë për të hequr qeset plastike mbajtëse nga përdorimi nga 1 qershori prek punën e 27 kompanive që operojnë në këtë treg.

 

Referuar të dhënave të Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, në Shqipëri, në një vit, prodhohen dhe importohen për përdorim 1.5 mld qese dhe janë 435 të punësuar në këtë industri.

 

Advertisement

Për të shmangur dëmin ekonomik që do të shkaktonte ndalimin i punës së këtyre kompanive, por edhe për të mbështetur nismat në mbrojtje të mjedisit, grupet e interesit kanë tri kërkesa për qeverinë: Të prodhojnë qese plastike mbi 50 mikronë për eksport; të prodhojnë qese mbi 100 dhe mbi 200 mikronë për tregun vendas dhe të lejohen qeset jo transportuese, te biodegradueshme per ambalazhimin e produkteve.

 

MIRA POGAÇE

BASHKIMI I PRODHUESVE SHQIPTARE

Advertisement

 

“Kërkojmë të përfshihet materiali i biodegradueshëm 100% sepse është një shpërbërje e këtyre qeseve në natyrë përmes dekompozimit natyral dhe material ii tyre përbëhet nga pleh apo mbetje që vijnë në mënyrë natyrore. është i padëmshëm për shëndetin dhe ne lobojmë për këtë qese. Është e nevojshme sepse shërbimi në banak, në momentin e paketimit të djathit etj, letra laget dhe nuk ofron higjienën e duhur. këto qese të biokompostueshme si pa veshë, edhe me veshë, janë të nevojshme. ofrohen në disa rrjete marketesh, qesja e vogël kushton 4 lekë dhe e madhja 9 lekë. Qeset me trashësi më të madhe kanë çmime të tjera. E dyta, të lejohen qeset shumëpërdorimshme plastike që janë shumë të trasha, mbi 100 dhe 200 mikronë që shërbejnë për transportin e produkteve.”

 

Që ky ndryshim të ketë efekte të buta për biznesin, Ministria e Mjedisit kërkon përshtatjen e teknologjisë për zëvendësimin e qeseve plastike me produkte të tjera që nuk dëmtojnë mjedisin.

Advertisement

ELVIS TOSUNI

MINISTRIA E MJEDISIT

“Bizneset kanë mundësinë për të përshtatur teknologjinë dhe për të zëvendësuar qeset mbajtëse me produkte të tjera. Ndërhyrja e shtetit me këto masa është legjitim.”

 

Advertisement

Projektligji për ndalimin e qeseve plastike nuk diskutohet për herë të parë në komisionet parlamentare. Edhe në vitin 2018, pati një nismë të tillë nga qeveria, por mbeti pezull për shkak të kundërshtisë nga ana e prodhuesve shqiptarë dhe pandemisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy