Një amerikan që jeton në Pogradec, James Leithart tregon momentin kur ra në “dashuri” me Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një amerikan që jeton në Pogradec, James Leithart tregon momentin kur ra në “dashuri” me Shqipërinë

Në pjesën e dytë të emisionit “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus ka qenë një i ftuar shumë i veçantë, një i ri amerikan që ka lënë SHBA-të për të jetuar në vendin tonë.

 

James Leithart ka rrëfyer arsyet që e shtynë atë të linte Amerikën dhe të vinte të jetonte në Shqipëri.

 

Advertisement

Siaps tij një nga arsyet që e shtynë më shumë të jetonte në Shqipëri janë bukuritë natyrore, të cilat për shkak të afërsisë gjeografike mund t’i vizitosh lehtësisht.

 

Gjithashtu ai ka treguar edhe momentin e parë kur ra në “dashuri” me Shqipërinë.

 

Advertisement

Pjesë nga biseda:

 

Brikena Prifit: Kur të lindi dëshira për të jetuar në Shqipëri?

 

Advertisement

James Leithart: Lidhja fillestare ndodhi në vitin 2007-të, kur erdha me tim atë. Vizitova malet dhe mendova se do të kthehem një ditë dhe do të jetoj këtu. Pas afërsisht një viti kërkova një punë nga një organizatë jofitimprurëse në Pogradec, dhe vendosa të jetoja aty. Është një punë që ndihmon me arsimin dhe ndarjen e ushqimeve në zonën e Pogradecit.

 

Brikena Prifit: Çfarë të bëri të vendosje të vije të jetoje?

 

Advertisement

James Leithart: Ky vend ka shumë gjëra që më nxitën të jetoja, njëra është bukuria natyrore, por edhe afërsia. Edhe në SHBA kemi bukur natyrore por duhet të udhëtosh 6 orë me avion, ndërsa në Shqipëri e ke shumë më të lehtë aksesin.

/Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy