“Një hero i vërtetë”, serbët krenohen me shqiptarin që shpëtoi 6 turistë nga flakët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Një hero i vërtetë”, serbët krenohen me shqiptarin që shpëtoi 6 turistë nga flakët

Lulzim Sulejmani nga Presheva është njëri nga shtatë të mbijetuarit e tragjedisë shqiptare në Bullgari. Ai arriti që të thyente xhamin dhe të hidhej nga autobusi në momentin që u përfshi nga flakët dhe dyert u bllokuan.

Sulejmani madje arriti që të ndihmonte edhe gjashtë persona të tjerë të që dilnin nga autobusi duke i shpëtuar. Veprimi i të riut me kombësi shqiptare dhe shtetësi serbe pasi jeton në Luginën e Preshevës ka bërë jehonë në media në Beograd, që i kanë kushtuar hapësirë të veçantë.

Me germa kapitale, “Blic” shkruan “NJË HERO I VËRTETË”. “Një shtetas serb, edhe pse i plagosur, ndihmoi në evakuimin e shtatë pasagjerëve në një aksident të tmerrshëm në Bullgari” vijon më tej artikulli.

Autoritetet serbe i kanë uruar shërim të shpejtë, ndërsa ambasadori e ka vizituar në spital në Bullgari. “Shtetasi ynë Lulzim Sulejmani, vetë i plagosur në një aksident të tmerrshëm në afërsi të Sofjes, ka ndihmuar në evakuimin e pasagjerëve” shkruan Ministria e Jashtme serbe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy