Një javë pa transport urban/ Kompania e linjës sanatorium qendër “kyç” autobusët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një javë pa transport urban/ Kompania e linjës sanatorium qendër “kyç” autobusët

Prej një jave, stacioni i autobusi t të linjës Sanatorium-Qendër është bosh.

 

Operatorët nuk kanë nxjerrë asnjë autobus në punë qysh kur Shoqata e Transportit Urban njoftoi se do të reduktonte flotën javën e shkuar për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës.

Për pasojë, shërbimi mungon për banorët e zonës.

Advertisement

 

Qytetari1- “Po ecim në këmbë, iki deri në qendër tashi në këmbë. Shkoj të paguaj dritat, ujin.”

 

Qytetari 2- “Nuk ka. u bënë gati 5 ditë. E përdorim për të shkuar në punë, në këmbë kemi shkuar.”

Advertisement

 

Nga kjo situatë janë prekur edhe ata qytetarë që iu duhet të vizitojnë familjarët e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

 

QYTETAR

Advertisement

“Nuk ka autobusë, ka një javë. Unë vij këtu sepse kam vëllain sëmurë. Vijmë me taksi. Vij nga Fushë-Arrëzi. E bëj çdo ditë rrugën, për të takuar vëllanë. Çdo ditë me taksi, nuk kemi fuqi të ecim, invalid jam edhe vetë.”

 

Bashkia e Tiranës, e pyetur nga “Vizion Plus”, premtoi se brenda javës do të marrë zgjidhje problemi me linjën Sanatorium-Tiranë, pas edhe garantimit të subvencionimit të ofruar nga qeveria.

 

Advertisement

500 milionë lekë është shuma e premtuar si mbështetje nga qeveria për linjat urbane qytetase dhe ndërqytetase, por operatorët, po presin zbardhjen e aktit normativ, për të rikthyer shërbimin në normalitet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy