Një karrierë serbe dhe një fundosje në Danub

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një karrierë serbe dhe një fundosje në Danub

Nga Enver Robelli

Vladimir Cvijan përshkruhet si jurist i zgjuar serb. Ai i shërbeu presidentit Boris Tadiq si këshilltar juridik. Acaroi raportet me të dhe kaloi në kampin tjetër: u bë këshilltar i presidentit Tomisllav Nikoliq.

Pastaj u anëtarësua në partinë SNS të Aleksandar Vuçiqit, u bë anëtar i kryesisë së SNS-së dhe deputet në parlamentin serb, të dy u lavdëruan se kanë qejf të luajnë shah.

Advertisement

Përnjëherë Cvijan u shndërrua në kritik të Vuçiqit, i doli kundërkandidat për postin e shefit të partisë dhe kandidoi për kryetar të Serbisë.

Më 2014 Cvijan braktisi SNS-në. Më 5 janar 2018 Cvijan vdiq. Por për këtë vdekje nuk u njoftua opinioni. E pabesueshme, por e vërtetë: autoritetet serbe TEK TANI e kanë konfirmuar vdekjen e tij. Me tri vjet vonesë.

Po thuhet se Cvijan është fundosur në Danub. Lënda është arkivuar, thotë drejtësia serbe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy