“Një ligj për gjuhën shqipe”, Kuvendi është gati t’i vijë në ndihmë gjuhëtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Një ligj për gjuhën shqipe”, Kuvendi është gati t’i vijë në ndihmë gjuhëtarëve

Gabimet drejtshkrimore që janë identifikuar në vazhdimësi edhe në komunikimin zyrtar, kanë hapur rrugën që të mendohet për një projekt-ligj për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Nismëtarja Flutura Açka në një takim me studiues të fushës argumentoi se puna do të mbështetet në mendimin shkencor dhe janë disa çështje që mund të diskutohen.

“Fjala i takon shkencëtarëve nëse do të kenë nevojë për ndihmën e parlamentit. A duhet të vendosim provimin e gjuhës shqipe dhe të historisë së shqiptarëve për ata që marrin nënshtetësinë shqiptare? A do duhet të futim konceptin e humbur të redaktorit dhe korrektorit dhe të rivitalizojmë degën e mësuesisë shqipe, përpara se të mbyllet fare? A duhet të vendoset shqipja prioritet në të gjitha nivelet e arsimit? Të mbyllësh fjalën albanologjike, si mund ta bësh këtë?…”, tha kryetarja e Komisionit të Medias Flutura Açka.

Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj nënvizoi se mbrojtja e gjuhës është një punë që I takon të gjithëve.

Advertisement

 “Ka ardhur koha të tregojmë më shumë kujdes për shqipen. Synim i përhershëm i njeriut është të folurit në gjuhën letrare, nuk është vetëm punë e gjuhëtarëve por edhe e shtetit dhe institucioneve arsimore. Të bëhen botime që i ndihmojnë gazetarët sikurse po e bën Gjermania për denglishten apo Franca për frëngjishten etj.”, tha Shkurtaj.

Gjuhëtarë dhe pedagogë që u bënë pjesë e këtij takimi në kryesinë e Kuvendit sollën në vëmendje edhe modelet që vijnë nga Franca, Italia, Suedia dhe Norvegjia sa i takon ligjit për mbrojtjen e gjuhës amtare./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy