Bëni Like Struga.info në Facebook


Një mijë hektarë tokë nën ujë/ Shkodër, shkatërrohen të mbjellat e bllokohen rrugët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një mijë hektarë tokë nën ujë/ Shkodër, shkatërrohen të mbjellat e bllokohen rrugët

Oboti mbetet një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Nga reshjet intensive rruga e kësaj zone kalohet vetëm me mjete të larta, ndërsa dhjetëra hektarë tokë bujqësore ndodhet nën ujë.

 

Stuhia dëmtoi edhe rrjetin elektrik të fshatit. Sipas banorëve dëmet janë të mëdha pasi kanë humbur të gjitha të mbjellat.

 

Advertisement

Në të gjithë qarkun nën ujë janë rreth 1000 hektarë tokë bujqësore. Situata për prefekten Majlinda Angnoni është e menaxhueshme, por shqetësim mbeten rritjet e prurjeve në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna.

 

MAJLINDA ANGONI

 

Advertisement

PREFEKTE E QARKUT SHKODER

 

Nuk bëhet fjalë vetëm për bazenet e Drinit, por edhe nga prurjet e përrenjve që këto ditë kanë qenë të shumta. Jemi në një situatë të menaxhueshme. Kemi 500 m kub nga HEC-i i Vaut të Dejës që derdhet. Kemi një rritje të nivelit të Bunës, rritje të nivelit të liqenit të Shkodrës që ka impaktuar dhe këtu sot. Jemi në menaxhim. Sapo jemi njoftuar që është duke ardhur dhe një kamion me forca të ushtrisë. Kemi një situatë jo vetëm në bashkinë e Shkodrës, kemi reshje të dendura dëbore

 

Advertisement

Ndërkohë në zonat malore të Shkodrës ka pasur reshje dëbore.

 

Në Vermosh po punohet për hapjen e rrugës nga ana e ARRSH, ndërsa aksion Bogë-Theth ka pasur rrëshqitje ortekësh në zonën e tuneleve duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy