Një ndër 5 më të kërkuarit/ Apeli i GJKKO sekuestron pasuritë e Jani Aliajt dhe familjarëve të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një ndër 5 më të kërkuarit/ Apeli i GJKKO sekuestron pasuritë e Jani Aliajt dhe familjarëve të tij

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfiskuar pasuritë e një ndër 5 personave me rrezikshmëri më të lartë të shpallur në kërkim nga policia. Bëhet fjalë për Jani Aliajn, autori i vrasjes së Elton Çiços, me të cilin sipas Prokurorisë kishte patur konflikte të forta të nisura vite më parë në burgun e Koridhalosë në Greqi.

 

Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive në emrin e Jani Aliajt si dhe familjarëve të tij.

 

Advertisement

Bëhet fjalë për sipërfaqe toke në Borsh dhe Gjirokastër, si dhe një vilë.

 

 

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:

Advertisement

 

 

  1. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 27 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 29.000 (njëzetë e nëntë mijë) Euro;

 

  1. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 41.000 (dyzetë e një mijë) Euro;

 

Advertisement

 

  1. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, me adresë “Palorto” Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

 

  1. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 130 m2, me adresë Lagjia Palorto Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

 

 

Advertisement
  1. Objektin në proces legalizimi në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;

 

  1. Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;

 

 

  1. Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi në emër të N. Alia etj, me adresë Borsh, Sarandë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy