Një rrugë me emrin e Lazër Filipit/ Bashkia Tiranë nderon artistin e njohur shkodran

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një rrugë me emrin e Lazër Filipit/ Bashkia Tiranë nderon artistin e njohur shkodran

Në 101-vjetorin e lindjes së aktorit të njohur Lazër Filipi, një rrugë në kryeqytet do të mbajë emrin e tij. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendosjen në një prej akseve të njësinë 14 të kryeqytetit.

 

Kryebashkiaku Erjon Veliaj priti në një ceremoni familjarët e artistit.

 

Advertisement

“Jam shumë i lumtur që, bashkë me familjen e Lazër Filipit, i kemi dedikuar një vendim të Këshillit Bashkiak një rruge të re në Njësinë 14, aty ku po mbaron Unaza dhe aty ku Astiri, nga një zonë problematike, po kthehet në një zonë me shumë potencial e ku po urbanizohet me rrugë të reja, por edhe me emërtime dinjitoze. Më vjen mirë që sot nuk ka vetëm rëndësi të bëjmë infrastrukturë, por edhe emërtim infrastrukture. Ndonjëherë, janë bërë qoka me emra që nuk kanë pasur vlerë, apo ndonjë kontribut të shquar, por janë gjetur si mënyrë nga politika për të bërë emërtime në qytet,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

 

Lazër Filipi lindi Shkodër. Ai la gjurmë në teatër dhe në kinematografi, si aktor, skenarist dhe regjisor si dhe ka marrë titullin “Artist i Merituar” për 80 rolet e tij.

 

Advertisement

Lazër Filipi ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare në dhjetor 2016.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy