Një rrugë në Tiranë me emrin e Drini Dobit, mjekut të njohur neurolog që humbi jetën nga Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një rrugë në Tiranë me emrin e Drini Dobit, mjekut të njohur neurolog që humbi jetën nga Covid-19

Një nga rrugët e Njësisë Administrative Nr. 11 në Tiranë do të mbajë emrin e mjekut neurolog Drini Dobi, i cili humbi betejën me covid 19 para dy vitesh.

 

Lajmin e dha sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh i lumtur që një tjetër rrugë në kryeqytet merr emrin e një njeriu që ka dhënë një kontribut të madh në mjekësinë e vendit tonë.

 

Advertisement

“Secili prej nesh duhet ta jetojë çdo ditë sikur të ishte e fundit, të bëjë mirë, të ndihmojë njerëz, të çojë përpara njerëzimin. Jo të gjithë kemi aftësitë e doktor Drinit apo mikut të tij, doktor Petrelës, për të shëruar njerëz, por secili prej nesh mund të shërojë një shpirt apo një frymë, duke jetuar me dinjitet.”

 

Mjeku Mentor Petrela, një mik i afërt i doktorit të ndjerë Drini Dobi, e vlerësoi këtë gjest duke u shprehur:

 

Advertisement

 “Zoti kryetar dhe Këshilli Bashkiak kanë marrë një vendim shumë të rëndësishëm, se ky është një memorial, jo vetëm i Drinit, por i gjithë profesionistëve të shëndetësisë që humbën jetën në këtë betejë. Është shenja e qytetit që nderon të gjithë komunitetin e mjekëve dhe profesionistëve të mjekësisë, që u përballën me këtë betejë”.

 

Drini Dobi ka qenë mjek neurolog në QSUT prej më shumw se dy dekadash, ku për dy vite u zgjodh në krye të shërbimit Neurovaskular.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy