minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Një tjetër mbështetje për pensionistët nga qeveria/ Ja çfarë deklaron Rama - Struga.info


Një tjetër mbështetje për pensionistët nga qeveria/ Ja çfarë deklaron Rama

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një tjetër mbështetje për pensionistët nga qeveria/ Ja çfarë deklaron Rama

Një tjetër mbështetje do të ofrohet për pensionistët nga qeveria.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Facebook ka shpërndarë shënimet që po mban nga mbledhja me ministrat.

 

Advertisement

Ai thekson se nga prilli do të nis mbledhja e taksës për prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe kjo do të shkojë si mbështetje për moshat e treta dhe kategoritë më në nevojë.

 

Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë”, shkruan Rama.

 

Advertisement

Kjo është një tjetër mbështetje që u jepet pensionistëve dhe shtresave në nevojë, pas “Pakos së Madhe”, ku kjo kategori përfitoi 80 mijë lekë për përballimin e situatës që po kalon vendi.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy