Një zjarrëfikës trafikant kokaine/ Ndriçim Harka drejtues i grupit kriminal në Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një zjarrëfikës trafikant kokaine/ Ndriçim Harka drejtues i grupit kriminal në Europë

Një hetim i nisur nga autoritetet zvicerane ka zbuluar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës, trafik që organizohej nga shqiptarët, mes tyre edhe punonjës të shtetit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, ky grup prej vitit 2015 trafikonte kokainë nga Gjermania në Zvicër. Dy nga drejtuesit e organizatës janë punonjësi i zjarrfikëses së Tiranës Ndriçim Harka dhe i afërmi i tij Edmond Merja. Grupi kriminal paguante deri në 3500 euro për kalimin e lëndës narkotike në kufirin e BE. Autoritetet zvicerane kanë arrestuar disa persona të tjerë të përfshirë në trafik, të cilët janë zbërthyer duke treguar emrat e bashkëpunëtorëve.

Në datën 5 maj në Zvicër është arrestuar shtetasi gjerman Michael Shmieder i cili u kap me 3 kg kokainë . Bashkë me të u arrestua edhe Elton Meta, i cili po konsumonte një kafe me Shmieder. Më pas ata do të merrnin drogën nga makina.

Të njëjtat burime theksojnë se është arrestuar edhe Ilia Shella, i cili do të merrte drogën nga Elton Meta për ta ruajtur në banesën e tij. Shella lëndën narkotike do ia dorëzonte më pas Florian Mokos, ky i fundit dyshohet se ishte shpërndarësi i kokainës në Zvicër.

Advertisement

Ndriçim Harka, është arrestuar tashmë nga policia, teksa i afërmi i tij Merkja është shpallur në kërkim. Sipas të dhënave, Harka ka udhëtuar disa herë në drejtim të Zvicrës dhe Gjermanisë ku dyshohet se koordinonte punën e grupit kriminal.

Deri në këto momente në Zvicër janë arrestuar 8 persona ku 3 prej tyre janë shqiptarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy